GREQI

Një ngjarje kriminale për një femër ka ndodhur në Greqi, me protagonist një shqiptar dhe një grek.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Paleochora, Chania, ku shqiptari që punonte aty afër ka goditur me thikë grekun, që ishte pushues.

Përleshja nisi për një femër në plazh, ndërsa shqiptari kreu krimin në sy të plazhistëve, që panë edhe skenën e pakëndshme.

Viktima së pari u transportua në qendrën shëndetësore Kandanos ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spitalin e Rethymnon nga ku u la i lirë të nesërmen.

Policia greke nisi menjëherë një hetim për të gjetur autorin e krimit, që u largua nga vendngjarja.

Shqiptari është arratisur ndërsa prokuroria lokale ka ngritur ndaj tij akuzat e plagosjes dhe të armëmbajtjes pa leje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb