GREQI – Tre ditë pas vrasjes makabre të 25-vjeçarit shqiptar Bledar Tërpollari në Igumenicë, Policia greke ka lënë të lirë pronarin dhe djalin e tij, të cilët u shoqëruan një ditë më parë, pasi iu gjetën armë dhe municione në banesë.

Sipas policisë greke, pronari i bariut shqiptar dhe djali i tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen.

Trupi i 25-vjeçarit Bledar Tërpollari u gjet pa kokë mëngjesin e së hënës në një stallë bagëtish, ndërsa pak orë më vonë koka u gjet në një hambar.

Sipas policisë greke, dyshohet se krimi ka ndodhur të dielën dhe shkak mund të jetë prishja e pazareve të drogës.

Ndërkohë sipas autopsisë, Bledar Tërpollari është qëlluar me armë zjarri tip shotgun para se t’i pritej koka.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb