GREQI – Mediat greke kanë publikuar pamjet brenda kasolles së horrorit, ku 25-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari iu pre koka nga persona ende të paidentifikuar.

Trupi i 25-vjeçarit u gjet pa kokë mëngjesin e së hënës në një kasolle, ndërsa pak orë më vonë koka u gjet në një hambar. Sipas policisë greke, dyshohet se krimi ka ndodhur të dielën dhe shkak mund të jetë prishja e pazareve të drogës.

Ndërkohë sipas autopsisë, Bledar Tërpollari është qëlluar me armë zjarri tip shotgun para se t’i pritej koka.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: