Policia e Kosovës ka vendosur në pranga një grua nga Prizreni, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, thuhet se burri ka marrë dëmtime të shumta në tru dhe është transportuar për në spital.

“Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb