Padyshim që Rremida Shkoza është homoseksualja e parë shqiptare shtatzënë.

Shkoza, e ftuar në “Ftesë në 5” foli për pritjen e ëmbël. Ajo dhe partnerja e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve.

Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebat nuk ishte e vështirë.
“Për mua thirrja ka qenë më e fortë, ndaj për ne ka qenë një vendim shumë i lehtë. S’ ka pasur ndonjë problem, s’ka pasur nevojë të diskutohej gjatë”, tha ajo.

E ndërsa pritja e ëmbël po shkon shumë mirë, Rremida tregoi se gjatë gjithë kohës flet me bebat, madje ajo dhe partnerja e saj kanë menduar edhe emrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb