Eleni Foureira sot njihet si një prej artisteve më të suksesshme në Greqi. Ajo ka mijwra fansa, të cilët e ndjekin jo vetëm për muzikë por edhe për stilin e saj tepër ekstravagant.

Shqiptarja gjatë një interviste ekskluzive për revistën “People” ndër të tjera tregon edhe për lidhjen e saj me Shqipërinë. ‘Jam larguar nga Shqipëria në moshën 1 vjecare dhe nuk jam kthyer më atje’ shprehet 29 vjeçarja me emrin Entela Feruraj.

‘Tani më shumë se asnjëherë kam një dëshirë të madhe te jem pranë publikut shqiptar. Tani jam shumë e lumtur pasi që prej 2016 ndihem e lirë të them origjinën time’, ka thënë artistja, e cila më parë ka mohuar origjinën e saj shqiptare për shkak të frikës nga paragjykimet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: