GJERMANI– Një shqiptare nga Kosova është vrarë me armë zjarri në qytetin Winterlingen në Gjermani.

Gruaja 41-vjecare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në prani edhe të vajzës së tyre 17-vjecare, e cila është traumatizuar.

Gruaja nga Kosova ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

Policia ka shoqëruar 48-vjeçarin me nënshtetësi të Serbisë. Shkak për ngjarjen dyshohet një konflikt në familje shkruan media gjermane, presseportal.de.

Policia gjermane vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: