Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se PD nëse do që të tregojë realisht se është me ata që janë në nevojë, duhet që të përgjysmojë pagat që jep ose të ndihmojë familjet në nevojë.

“Ne kemi marrë masa për zyrtarët e lartë, që të ketë reduktim të pagave. Edhe institucionet e reja të drejtësisë, që kanë paga të larta, iu është bërë kërkesë që të ketë reduktim. Edhe Greqia kështu ka vepruar. Por, kjo nuk prek mjekët, të cilët do të shpërblehen, sepse janë në vijën e parë të luftës. PD nëse do të ndihmojë, ta nisë me pagat e SHQUPIT ose të japë pako shtesë për familjet në nevojë”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se për të gjithë ata që kanë punuar në biznese, që për momentin janë mbyllur, do paguhet pagë lufte.

“Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri, buxheti i familjes duhet të konsiderohet afatgjatë. Nëse ne do të hapnim harkat e shtetit sot, se ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë. Këtë se di as presidenti Trump dhe Merkel. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, për të garantuar së pari kujdes ndaj familjeve në nevojë, pensionistëve, 110 mijë bizneseve të vogla, që sot nuk janë në punë. Paga e luftës atyre do u shkojë. Janë më shumë se 25 mijë biznese sot që janë regjistruar, kanë bërë aplikimin përkatës pranë zyrave të tatimeve, që do përfitojnë nga pagat e luftës. Ndaj nxis bizneset qe të aplikojnë. Ne kemi regjistruar dy avantazhe thelbësore në këto 25 ditë të para të luftës. Avantazhi i parë është se masat shtrënguese i dhanë efektet e tyre. 99% e popullsisë i zbaton ato masa. 1% e këtyre personave, nëse s’do u vinë mënd, ndëshkimet do jenë më të forta.”, u shpreh Balla.

Në lidhje me ligjin për qiranë, Balla nënvizoi se janë ndjekur shembujt e SHBA-ve, të Francës e Gjermanisë.

“Ne si shtet shqiptar kemi buxhet 5.5 miliardë në vit. Eshtë rritur ekonomia shqiptare. Kemi rritur më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit. Ministria e Shëndetësisë ka buxhetin, ndër më të mëdhatë në rajon. Ne nuk kemi arkë shteti që ta harxhojmë menjëherë. Kemi qeveri që mendon edhe për muajt e tjerë. Sa i takon qirave, mjafton të hysh në mediat amerikane, por edhe atyre masave që janë marrë edhe në Gjermani e Francë. Ne kemi marrë masën njësoj si në SHBA, Gjermani dhe Francë. Qiradhënësit i kemi dhënë mundësi që për dy muaj të jetë OFF, por detyrimin më pas të ketë mundësi ta riskedulojë. Varet sa zgjat situata. Masat e marra nga qeveria janë të duhura. Operacioni humanitar është i qeverisë dhe jo i PS, as i bashkive. Nuk ka parti këtu, por ka Shqipëri. Ajo që pamë në Tregun e Kombinatit ishte një dyndje e tmerrshme”, tha Balla.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: