Po shqyrtohet në parlament , projekt-ligji për Kodin Zgjedhor, ku janë të ftuar edhe deputetë të opozitës së bashkuar.

Në diskutim, deputeti Myslim Murrizi tha se opozitarët në parlament nuk do të votojnë asnjë pazar në kurriz të Kushtetutës.

Myslim Murrizi: Numëruesit e votave të jenë apolitiikë. Gjiknuri do që Këshilli të kapërcejë Kushtetutën. Nuk do të votojmë asnjë pazar Kushtetutës.

Ulsi Manja: Nuk fus në rend dite draft jashtë Rregullores, për këtë gjë jemi mbledhur këtu. Drafti i opozitës të formalizohet me procedura.  ne jemi duke shqyrtuar amendamentet e juaja.

Ndërkohë, mbledhja është ndërprerë për 10 minuta, e pas pushimit pritet të flitet më tej në lidhje me projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb