TIRANË- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura informon opinionin publik lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, ekspertët e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe ekspertë ushtarake amerikanë të specializuar për këtë lloj helikopteri, të thirrur nga Ministria e Mbrojtjes për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes, kanë asistuar grupin hetimor të kryesuar nga prokuroria për të nxjerrë kamerën regjistruese. Që nga ai moment “Kamera regjistruese” është në dispozicion të Prokurorisë, e cila po heton çështjen.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, polumbarë të Policisë së Shtetit dhe atyre të FA, si dhe mjete të tjera logjistike, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të dëmtuar të helikopterit nga liqeni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: