TIRANË- Pak minuta pas ngjarjes që ndodhi sot në Tiranë ku mbetën të lënduar 7 fëmijë, policia e Tiranës tregon edhe shkakun e incidentit.

Sipas policisë rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit, janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qenë në radhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshqitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.

Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb