Gjenerali rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, i cili thuhet se vdiq të shtunën, është oficeri i rangut më të lartë për t’u vrarë, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

Ekspertët thonë se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.

Korrespondenti i sigurisë i BBC Frank Gardner thotë se vdekjet e raportuara mund të jenë pjesërisht si rezultat i asaj që gjeneralët duhet t’i afrohen luftimeve për të larguar trupat e tyre nga bllokimi.

Doktrina ushtarake ruse nuk lejon pothuajse asnjë iniciativë midis nëntetarëve dhe rreshterëve, me gradat e reja që presin gjithmonë urdhra nga lart.

Një oficer në pension i ushtrisë britanike tha se vdekjet e gjeneralëve sugjeronin gjithashtu një “fushatë snajperësh shumë të suksesshme që mund të degradonte strukturat e komandës ruse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: