Lojërat seksuale nxisin shumë fantazinë dhe gjallërojnë jetën seksuale tek çiftet. Je gati të provosh diçka të tillë por nuk di se çfarë roli apo skene seksuale të fantazosh duke befasuar partnerin tënd?

Në këtë artikull po ju sjellim shtatë rolet e skenave seksuale pas së cilave meshkujt çmenden:

1. Personazhet e preferuara të një filmi

Nëse ka një film që ju pëlqen të dyve, ku personazhet kryesorë interpretojnë skena të nxehta erotike, atëherë mos ngurro t’i thuash partnerit tënd të rikrijoni skenën e preferuar të atij filmi. Vetëm ideja e përgatitjes për këtë rol do t’ju eksitojë.

2. Takimi dhe seksi për herë të parë

Takimi dhe seksi për herë të parë është gjithnjë shumë emocionues dhe eksitues. Prandaj për të rindezur pasionin mes jush, ftoje partnerin tënd të luani rolin e takimit tuaj të parë dhe bëni sikur sapo do ta njihni njëri-tjetrin. Ju mund të fantazoni dhe të krijoni skena nga më të ndryshmet se si do dëshironit të ishte seksi juaj për herë të parë së bashku.

3. Princesha e shpëtuar

Kjo është një nga skenat e cila pëlqehet shumë si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Krijo një skenë sikur ti je një princeshë shumë e bukur dhe e ndrojtur dhe ai është princi që po vjen të të shpëtojë nga dragoi i keq. Skenë sa romantike aq edhe seksi.

4. Kafshë të egra

Ndonjëherë është e nevojshme të përfytyroni veten tuaj sikur jeni dy kafshë të egra, përshembull leopard, luanë etj. Prandaj futuni mirë në rol dhe argëtohuni duke nxjerrë në pah pjesën tuaj të egër…

5. Dashuri në largësi

Dashuria në largësi, kur të merr shumë malli për partnerin bëhet shpesh shumë e zjarrtë. Ju thjesht mund të rrini në dhoma të ndara e të komunikoni me njëri-tjetrin në telefon sikur jeni shumë larg, e më pas të takoheni në kuzhinë me shumë mall e të përjetoni një seks plot pasion.

6. Në shkollë

Skenat erotike sikur ti je një nxënëse e re shkolle janë gjithnjë shumë eksituese për meshkujt, prandaj asnjëherë nuk është një ide e ke qe të krijosh një lojë të tillë seksuale. Thjesht lini të lirë fantazinë dhe përfytyroni sikur jeni në ambientet e një shkolle dhe po bëni seks të fshehtë e të ndaluar.

7. Ballo me maska

Ballot me maska janë shumë erotike dhe eksituese pasi fakti që nuk e di se kush fshihet pas maskës, të ngjall shumë emocione dhe dëshiron të njihesh e të zbulosh personin. Prandaj ju mund të zgjidhni të maskoheni si dy personazhet tuaj më të preferuar e të filloni të zbuloni më shumë për njëri-tjetrin. Një lojë e tillë do t’ju emocionojë dhe eksitojë shumë të dyve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: