Lily-Rose Depp, vajza Johnny Depp ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale që prej nisjes së gjyqit mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Modelja postoi disa foto për ditën e saj të lindjes. ” 23 !”– shkruan ajo krahas fotove të postuara. Vajza e Depp u shfaq e veshur e gjitha në ngjyrë rozë, të shoqëruar me shiritin “Pincesha e ditëlindjes.”

Lily-Rose postoi për herë të fundit më 9 prill teksa ndante fushatën e saj Chanel 22. Gjyqi i babait 58-vjeçar filloi dy ditë më vonë. Aktori paditi Heard, në mars të vitit 2019 për një shkrim të bptuar në “Washington Post”

  • foto galeri
  • foto galeri

Heard e kundërshtoi yllin e “Pirates of the Caribbean” në vitin 2020 dhe së shpejti pritet një vendim. Një juri prej shtatë personash filloi diskutimet të premten pas dëshmive përfundimtare të gjyqit gjashtë-javor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: