Shprehja “verë në qytet” tingël lon si një dënim për pjesën më të madhe të njerëzve. Ideja që të ngecësh në xhunglën urbane gjysmë të zbrazët, të shohësh miq e të afërm të ikin me pushime, dyqane, bare e restorante që ulin qepenat, është stresuese. Por dhe kjo situatë do një menaxhim të mirë. Kështu, vapa dhe lagështira ndikojnë në qëndrueshmëri dhe na dominon mërzitja. Por të qëndrosh në qytet ka dhe anën e saj pozitive. Duhet pak impenjim shpirtëror, iniciativë dhe disa këshilla të vogla për të kaluar sa më mirë këtë eksperiencë.

Niseni me një listë të gjërave që do të doje të bëje
Ndoshta është koha të praktikosh gjëra që nuk i ke bërë ndoshta prej kohësh. Si për shembull, leximi, muzika me volum të lartë, kinema në kuzhinë, madje edhe prenotimi i hedhjes me parashutë nuk do të ishte i keq.

Thuhet se për çdo gjë ka një ilaç
Në epokën dixhitale që jetojmë, komunikimi ndodhet kudo nëpërmjet postimeve, fotove, statuseve në kohë reale. Për këtë, këshillohet që ata që qëndrojnë në qytet të rrinë “offline” në këtë epokë. Më shumë se një këshillë, është një parim i mbijetesës. Të shohësh foto apo statuse nga pushimet do të kërcënonte paqen që ke gjetur me veten. Nuk i dihet! Ndoshta një mik i juaji do e vërë re mungesën e aktivitetin tënd në rrjetet sociale dhe mund t’ju propozojë një fundjavë të mrekullueshme.

Gjithmonë mbetet dikush
Është fakt që qytetet zbrazen gjatë verës, por dikush mbetet gjithmonë. Ndoshta ky dikush mund t’ju vërë re. Por duhet të organizosh kohën se ku do të shkosh, në bar, në diskotekë, në restorant që janë të hapura gjatë verës. Edhe nëse restoranti nuk është shik, nuk ka shumë rëndësi: ata janë të vetmit që janë të hapur dhe janë ambientet e përbashkëta dhe të të tjerëve që kanë mbetur në qytet si ju.

Parkoni më lehtë
Një tjetër anë pozitive e qëndrimit në qytet gjatë verës është edhe lehtësia për të gjetur parkim. Nëse gjatë vitit është një makth, gjatë verës ky është një luks. Prandaj nuk do ishte keq të bëni turistin në qytetin tuaj për të zbuluar shumë gjëra që ndoshta dhe nuk i keni parë. Qendrat tregtare dhe butikët nuk mbyllin kurrë, kështu që nuk do ishte keq të bënit edhe pazar.

Relaks dhe ritëm pushimesh
Është një moment shumë i mirë për të ushtruar aktivitetin fizik dhe të jeni në formë të mirë kur të tjerët të kthehen nga pushimet. Nëse pëlqen të stërvitesh në ajër të pastër, është momenti më i mirë për ta bërë herët në mëngjes.

Gjeni një vend në qytet, që duket “sikur nuk jeni në qytet”
Gjeni një vend luksi në qytetin tuaj, një qendër estetike, apo një ambient luksoz, pishina etj., që me mendje do të harroni që jeni në qytet dhe bëni dhe ndonjë selfie në fund.

Merr lirinë të bësh xhiro ku ke qejf
Eksperimentoni me veshjen, pse jo? Vishni gjëra që nuk i keni veshur prej kohësh, bëni një pamje ndryshe çdo ditë. Vishu si adoleshente, eksperimento me flokët. Këtë verë vishu sikur nuk do të ketë të nesërme.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: