Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Elbasan-Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të ‘Tunelit të Krrabës’. Fillimisht janë aksidentuar dy makina, më pas janë përfshirë dhe pesë automjete të tjera.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi. Sipas policisë dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: