Çdo vit, një i rritur rrezikon të përjetojë dy ose tri ftohje. Por, megjithatë kjo nuk do të thotë se ju nuk mund t’i shpëtoni gripit të stinës së dimrit. Në fakt ka disa mënyra me anë të të cilave mund t’u ikni ftohjeve. Nëse ndiqni me rigorozitet këto praktika të thjeshta, mund të kaloni një dimër pa grip.

1. HANI JOGURT NË MËNGJES
Produktet të cilat ndihmojnë tretjen, sipas ekspertëve mjekësorë kanë ndikim të madh edhe në evitimin e viruseve. Produktet e qumështit evitojnë 12 për qind më shumë infeksionin në sistemin e frymëmarrjes.

2. MBANI NJË DRITARE HAPUR
Gjatë dimrit izolohen sa më shumë dhomat. Por, preferohet që gjatë ditës për disa orë të mbahet hapur një dritare për rifreskim të ajrit brenda.

3. BËNI GJUMË TË RREGULLT
Gjatë dimrit, me zgjatjen e natës është një mundësi e mirë që të flini më shumë orë. Njerëzit që flenë shtatë orë kanë mundësi që të preken nga gripi tri herë më shumë se ata që flenë tetë orë.

4. RRINI LARG TË FTOHURVE
Viruset që dalin nga teshtitja mund të shpërndahen deri në gjashtë metra. Mund të duket si mungesë edukate, por për të mirën tuaj, kërkoni falje dhe largohuni nga njerëzit që teshtijnë apo kolliten.

5. PINI SA MË SHUMË UJË
Uji ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe të gjithë organizmit tuaj. Prandaj këshillohet që çdo ditë të konsumoni deri në dy litra ujë.

6. MOS PREKNI BUZËT ME DORË
Nëpërmjet duarve keni kontakt me gjithçka. Është diçka instiktive që brenda një ore të prekni disa herë fytyrën. Kjo ndikon që t’i bartni viruset në gojën tuaj. Një mënyrë për të evituar prekjen e shpeshtë të fytyrës është të uleni mbi duar tuaja.

7. HANI NJË LUGË MJALTË PËR ÇDO DITË
Ftohjet shënohen me skuqje të fytit dhe mjalti konsiderohet si një shurup i fortë dhe efikas për fytin. Prandaj, konsumimi i mjaltit shëron fytin tuaj.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: