Shtatë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit ka filluar dhënia e granteve të para në Shqipëri për Rindërtimin.

Dhënia e granteve ka filluar me Shijakun ku 315 qytetarë kanë tërhequr fillimisht grantet për Rindërtimin sipas shkallës së përcaktuar të dëmtimit nga ekspertët.

Në një konferencë online, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka thënë se janë edhe 530 kontrata pa u lidhur për grantet por që përfundojnë brenda kësaj jave.

KONFERENCA ONLINE

ELTON ARBANA: 315 marrin grantet e para. Ka të tjerë që po shkojnë të marrin. Janë dhe 530 kontrata ende pa lidhur.

EDI RAMA: Kur përfundon procesi?

ELTON ARBANA: Deri në fundjavë mbyllim lidhjen e kontratave. Qytetarët të shkojnë tek sportelet e Postave dhe bankave të nivelit të dytë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se merak ka vetëm godinat kolektive të përbashkëta, si pallatet. Kryebashkiaku i Shijakut e siguroi se pallatet do të kenë nga një administrator që të merren me menaxhimin kolektiv të shumave të dhëna nga banorët si dhe do ngrihet edhe një komision në Bashki.

Rama i propozoi që qytetarët duhet të kenë 3 përfaqësuese dhe 1 nga bashkia për të monitoruar procesin në mënyrë që gjithkush të marrë atë që i takon.

EDI RAMA: Kam vetëm një merak. Për familjet me godina të përbashkëta. Lidhur me faktin se riparimi idëmeve në këto godina, aty ku sigurisht është konstatuar se godina është e riparueshme, ka lidhje edhe me ambientet e përbashkëta. Por edhe me përgjegjshmëri nga qytetarët. Ato fonde të konsiderueshme në raport me të ardhurat e tyre, të mos devijojnë. Si do ta garantoni që grantet për riparimet të shkojnë për riparimet. Mbi të gjitha të ketë një bashkëpunim me ambientet e përbashkëta.

ELTON ARBANA: Meqenëse janë këto godina. Kemi vendosur administratorë, si p.sh. tek pallati. Firma e ndërtimit merret me meremetimin e pallatit. Jo çdo qytetar merret me këto. Prandaj administratori merret me menaxhimin e fondit të këtij pallati. Dhe një firmë e licensuar që meremeton. Nesër në orën 5 marrim vendim në Këshillin Bashkiak.

EDI RAMA: Komuniteti i banorëve duhet të zgjedhin 3 përfaqësues. Një përfaqësues nga bashkia për të ndjekur procesin, jo për të imponuar apo influencuar. Vetë banorët të kenë sytë në proces dhe gjithë fondi i akorduar familje për familje të shpenzohet dhe të gjithë të dalin të fituar. Shumë mirë dhe me komisionin e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë nga ana tjetër besoj se modeli i ndërtuar në Shijak, falë dhe ty se të kam falënderuar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb