Shtatë ura të reja do të ndërtohen në disa prej segmenteve rrugore që konsiderohen si kyçë për shkak të trafikut dhe lidhjeve që mundësojnë me rrugë të tjera kryesore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se po kërkon një konsulent që do të hartojë studimin pikërisht për këto projekte. Bëhet fjalë për studim projektimin e Urës së Leklit, Dragotit, Urës së Vorës, Tapizës, Zëmblakut, urës që lidh rrugën Levan-Tepelenë me Dragot-Tepelenë, rikonstruksionin e urës së Kaludhit si dhe një nyje në disnivel në Bushnesh.

Referuar dokumentave që vetë ARRSH ka bërë publike në faqen zyrtare e prokurimeve detajohet se shpenzimet për hartimin e këtij studimi janë parashikuar në buxhetin e këtij viti të insitucionit ndërkohë që për secilin nga projektet është bërë një përmbledhje për gjendjen aktuale.

Ura e Tapizës
Kjo urë është ndërtuar rreth viteve 70 dhe ndodhet në segementin rrugor dalja e Kamzës-Fushë Krujë. Ura ka vazhdimisht trafik intensiv ku bëjnë pjesë edhe mjetet e rënda të cilat shpesh janë të ngarkuar përtej normës së lejuar. Gjendja e mbistrukturës dhe pjesës kaluese është e dëmtuar dhe gropëzime ndëkrohë që sistemi i drenazhimit dhe kullimit të ujrave sipërfaqësore mungon. Aktualisht në aksin Kamëz deri në hyrje të urëz po zbatohet një projekt që duhet të meret në konsideratë më pas për ndërhyrjen që do të bëhet në urën e Tapizës.

Ura e Leklit
Ndodhet ne aksin rrugor Tepelen Ura e Leklit përbën një vepër arti ndërtuar në vitin 1925 nga italianet dhe është urë konstruksion metalik tip kapriate dhe soletë ure me konstruksion metalik dhe betoni.

Ura e Dragotit
Është urë me konstruksion metalik me gjatësi 108 metra ndërtuar në vitin 1935 me projekt Italian me një HD tip kapriate poligonale me elemnte shprengel ne brezin e poshtem Gjërësia e pjesës kaluese 5 metra.

Ura e Zëmblakut
Ndodhet në aksin rrugor kryqëzimin Zëmblak-Doganë Goricë. Ka qenë urë tip B/A me skemë tra i thjeshtuar me gjatësi të përgjithshme 50 metra. Gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar është shembur Me ndërhyrjen e forcave të Armatosura është vendosur një urë provizore.

Ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë
ARRSH vlerëson se duke pasur parasysh tashmë fillimin e ndërtimit të Bypass të Tepelenës i cili do të lidhë rrugën Levan-Tepelenë me rrugën e Përmetit dhe më tej mendohet që një urë e re do të mund të reduktojë tarfikun në drejtimin e Përmentit duke përdorur aksin Beqisht-Dragot. “Natyrisht që ajo që kërkohet këtu është studimi për ndërtimin e një ure me gjatësi 300 metra dhe me gjerësi sa rruga e re e bypass të Tepelenës” vlerëson ARRSH.

Ura e Vorës
Është ndërtuar rreth viteve ’80. Përbën një urë mbikalimi hekurudhor me gjatësi të përgjithshme 318 metra. Fugat e amortizuara komplet dhe troturarët sëbashku me parapetet dhe sistemin e kullimit të ujrave jashtë funksionit.

Ura e Kaliudhit
Ndodhet në aksin rrugor Përmet-Çarshovë. Urë me konstuksion B/A me dy hapësira drite nga 24 metra. Me dëmtime në shtratin e saj nga gërryerjet e lumit janë zbuluar dhe pilotat.

Nyja në disnivel në Bushnesh
Është pjesë e aksit Milot-Thumanë e ndërtuar kohët e fundit. Ka te ndertuar mbikalimin dhe pjeserisht rruget ne hyrje dalja. Keto rruge jane akoma te papershtateshme për shfrytëzim sipas standardit të kërkuar për këtë kategori rruge. Si e tillë kërkohet hartimi i projektit të mirëfilltë sipas dhe në mbështetje të “Rregullit teknik 2015” në mënyrë që zbatimi i tij të bëjë të mundur trafikun normal të ketë nyje me trafik të shumtë dhe të rëndë./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb