Egjipti, Algjeria, Komoret, Tunizia, Xhibuti, Mauritania dhe Libia kanë kundërshtuar vendimin për të pranuar Izraelin si një vend anëtar vëzhgues në Unionin Afrikan.

Sipas lajmeve në gazetën “Misri al-Yevm” të Egjiptit dhe Agjencinë e Medias Sahara me qendër në Mauritani, përfaqësuesit e shtatë vendeve arabe, të cilat janë gjithashtu anëtare të Unionit Afrikan, i përcollën një notë verbale kundërshtimi kryetarit të Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki, në lidhje me vendimin për të pranuar Izraelin si vëzhgues.

Në notën verbale të dërguar nga ambasadorët e Egjiptit, Algjerisë, Komoret, Tunizisë, Xhibutit, Mauritanisë dhe Libisë në Addis Ababa ku ndodhen selitë e Unionit Afrikan, vendet afrikane në fjalë theksuan mbështetjen e Unionit Afrikan për çështjen palestineze dhe kundërshtuan që Izraeli të jetë anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan.

Në notën verbale po ashtu theksohet se pranimi i Izraelit si anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan është kundër sistemit të këtij unioni.

“Kjo nuk mund të pranohet sipas gjykimit të Presidentit të Komisionit. Kjo është një shkelje procedurale dhe politike”, theksohet më tej.

Republika e Afrikës së Jugut, Namibia dhe Botsvana gjithashtu kundërshtuan vendimin për të pranuar Izraelin si një anëtar vëzhgues të Unionit Afrikan.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme, në një deklaratë më 22 korrik, njoftoi se Izraeli u pranua si anëtar vëzhgues i Unionit Afrikan për herë të parë që nga viti 2002.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb