Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”. Duke folur për 17 vjetorin e themelimit të LSI, Vasili tha se kjo parti i është nënshtruar sfidave të shumta dhe qëllimin ka bashkëpunimin me qytetarët, nga ku buron dhe forca e saj.

Gjithashtu Vasili u ndal dhe te aksioni i LSI në Parlamentin shqiptar, punimet e së cilës nisin më 10 shtator. Sipas tij, LSI do të kërkojë të zbardhet masakrat zgjedhore të 25 prillit, të rikonstruksionet Reforma në Drejtësi, si dhe ekonomia, që sipas numrit 2 të LSI duhet të futet në një rrjedhë normale.

LSI mbush 17 vite si e gjen këtë parti ky përvjetor?

Petrit Vasili: E gjen më të pjekur. Me eksperiencë më të pasur se 17 vite më parë. Ai momenti kur është themeluar ka qenë moment i vështirë, por kryesorja është që LSI ka të njëjtën ritëm, freski dhe nuk i tutet asnjë lloj sfide. Është përballur me vështirësi të mëdha e të shumta, por parimësia ku është vendosur, atij elektorati që i drejtohet dhe mosbërja e kompromiseve e ka ruajtur të freskët.

LSI-ja a ka ndonjë peng. Diçka që do të donte të bënte ndryshe?

Petrit Vasili: LSI nuk ka asnjë peng sa i përket vetvetes. Ne kishim lajtmotivin të integroheshim në Evropë. Jam i lumtur sepse propozimi i parë për hapjen e negociatave është në nëntor 2016, e votimi historik bëri që rekomandimi të bëhej. Edhe kur imponuam PS të hapte integrimin, këto kanë qenë principet tona të mëdha. Ne kemi drejtuar sfidat siç qe ajo për mbrojtjen e Kushtetutës. Pra, ka qenë vizioni të shohim ku është e mira e Shqipërisë. Ndaj brenga për vendin është që të punojmë për Integrimin Evropian. Ky bllokim bëhet me qëllim dhe gjithçka që shohim sot, janë gurë në rrota që i vendosen integrimit dhe mbajnë të izoluar shqiptarët.

Zoti Luan Rama i cili dha dorëheqjen e ka kujtuar 17 vjetorin duke thënë se është koha për t’u ringritur. Si i komentoni?

Petrit Vasili: Ju e dini shumë mirë që rezultati dhe mandatet në kuvend kanë një hendek të frikshëm. Janë 110 mijë vota, e 4 vende në Kuvend. Kjo nuk e pengoi që LSI të jetë forca e tretë e vendit dhe qytetarët na mbështesin ne. Janë edhe një çështje e madhe dhe e nxehtë masakra zgjedhore. Ndaj them që e gjithë kjo forcë e madhe që vjen nga njerëzit është e LSI. Gjithçka është bazuar tek ata dhe fuqia e LSI ka qenë bashkëpunimi me njerëzit, e kjo do të jetë gjithmonë. Kjo ka qenë dhe fuqia jonë. Ata që kanë luftuar ndaj LSI kërkuan që LSI të zhdukej, por kjo s’ka ndodhur. LSI ka qenë dhe është përcaktuese, si edhe për kauzat që mbron. Është anti-kauzë të vjedhësh paratë publike, e është kauzë të denoncosh korruptimet e mëdha. LSI i ka folur këtyre fenomeneve me emër dhe mbiemër. Kjo është dhe fuqia e madhe që ka LSI.

A ju vjen keq që zoti Rama u largua?

Petrit Vasili: Dorëheqjet janë funksion normal. Kam dhënë dhe unë dorëheqjen nga kryetari i LSI. Doja të jepja një mesazh për masakrën e 2017. Këtë ia kam thënë dhe zotit Han, komisionerit të zgjerimit. Votat e shqiptarëve u blenë, u shitën, ne i kemi denoncuar.

Më datë 10 nis Parlamenti i ri, cilat do të jenë prioritetet e LSI, do të bashkoheni me PD?

Petrit Vasili: Ne e kemi të qartë se ku kalon rruga për një Parlament të vërtetë. Tre janë çështjet. Së pari kemi një reformë të drejtësie të ngecur. Janë dhjetëra shqiptarë që janë në gjykata. Kemi sistem që është kapur dhe është vonuar ngritja e tij me qëllim. Të tëra institucionet e drejtësisë janë bllokuar qëllimisht. Çështja e dytë, kemi 25 prillin. Jemi dakord të gjithë që 25 prilli ka disa çështje të tmerrshme. Kush do të përgjigjet për lëshimin e kartave të ID. Kush do të përgjigjet për paratë e rindërtimit. Po për përdorimin e administratës. Ka dhe plot gjëra të tjera. Këto çështje të mëdha që shkatërruan zgjedhjet, a do të hetohen? Një për një. Kemi kapjen e ekonomisë. Për 2 vite kemi pasur një parlament të zotëruar nga një parti e vetme që kanë kaluar shumë koncesione. Bëhet fjalë për 3 mld euro të shpërdoruara. Në këtë moment qartësojmë mirë se cila është situata, dalin përgjegjësit, depozitohen në drejtësi. Këto tre prioritete kalon rruga për t’u kthyer në një normalitet politik. Ne bëmë një marrëveshje me 5 qershor, për reformën zgjedhore, të nesërmen marrëveshja u prish dhe u ndryshua Kushtetuta. Pa zgjidhur këto tre çështje të mëdha nuk ka marrëveshje të tjera.

Lënia e mandateve?

Petrit Vasili: Ato janë produkt i rezultatit të 25 prillit me llumin që kishte brenda. Ju do e shikoni,  pritet të lihen dhe mandate të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb