Shtatori do të fillojë me kombëtaret teksa Shqipëria do të luajë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të udhëtojnë më 4 shtator në transfertën e Bjellorusisë teksa më 7 shtator rikthehen për të sfiduar Lituaninë, me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”.

Shqipëria edicionin e kaluar dështoi në këtë Ligë, teksa tani në grup do të ketë Bjellorusinë , Lituaninë e Kazakistanin. FSHF gjithashtu ka shpërndarë një video ku thotë se pandemia ndau futbolldashësit nga kombëtarja, por tashmë emocionet kuqezi rikthehen pas 2 javësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb