SHBA

Jessica Simpson po kalon një periudhë jo shumë të mirë. Këngëtarja e njohur e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë ka publikuar në ‘Instagram-in’ e saj një foto ku zbuloi se ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte kaluar javën në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Pas një jave në spital nga bronkiti (hera e 4-ërt brenda 2 muajve), më në fund në shtëpi. Ka qenë e vështirë të kollitem për shkak të Birdie-t, por po shërohem dita-ditës”, ka shkruar aktorja. Jessica është shtatzënë me një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Birdie. Ajo gjithashtu sqaroi se vajza është monitoruar dhe është në një gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Po numëroj ditët derisa të shoh buzëqeshjen e saj të ëmbël”, është shprehur Simpson. Jessica ka qenë shumë e hapur për problemet që mund të ketë një mama gjatë shtatzënisë, madje dhe në këtë situatë ka shprehur mbështetjen e saj për personat që mund të jenë në të njëjtën situatë. Kujtojmë që 38-vjeçarja është nënë e një vajze dhe një djali Maxwell 6 vjeç dhe Ace vjeçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb