TIRANE

Ditën e djeshme në rrjet u shpërnda me shpejtësi lajmi se Bieta Sulo mund të jetë në pritje të ëmbël. Shkak për këtë u bë një foto e moderatores me tollumbace rozë dhe fakti që herë pas here ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, që do të jetë vajzë.

Mirëpo mëngjesin e sotëm moderatorja ka reaguar duke mos lejuar që këto thashetheme të vazhdonin. Ajo e ka mohuar lajmin dhe ka treguar se në fakt shumë shpejt pret të bëhet teze.

“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… po gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkruan Sulo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb