LONDER 

Dy javë më parë këngëtarja Anjeza Shahini lajmëroi të fansat e saj virtual se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Me anë të një fotoje të postuar në Instgram Anjeza ka zbuluar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi duke pirë një kafe, sigurisht pa kafeinë, sepse mund të ndikojë keq tek fëmija. Në fakt Anjeza ka treguar se ky ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të. “Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka shumë natyrale kur ja vlen”, – ka shkruar ajo.

Ndër të tjera Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Këngëtarja shqiptare dhe vetëm pak kohë më parë festuan 3 vjetorin e martesës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb