Përcaktimi i grupit të gjakut dhe Rh faktorit në shtatzëni është shumë me rëndësi, sepse tek nënat me Rh negativ, foshnja mund të jetë e kërcënuar nëse trashëgon Rh faktorin pozitiv të të atit.

Çfarë është Rh faktori?
Të gjitha grupet e gjakut A, B, AB apo 0 (zero) mund të jenë Rh pozitiv apo Rh negativ. Nëse në rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus”, atëherë personi është Rh pozitiv.

Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë, e cila e mori emrin në bazë të një lloji të majmunit tek të cilët është zbuluar për herë të parë. Për këtë rreth 15% e njerëzve thonë se janë Rh negativ.

Shtatzëna Rh negativ
Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon Rh faktorin pozitiv, atëherë ekziston rreziku. Nëna nuk kërcënohet, por ekziston rreziku për foshnjën. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse prindërit janë Rh negativ, si dhe nëse janë Rh pozitiv.

Mospërshtatja Rh (Rh inkompatibiliteti)
Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të.

Nëse foshnja është Rh pozitive nga babai, gjatë shtatzënisë ekziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzënia e parë nuk është e rrezikshme.

Tek përzierja e gjakut të foshnjës dhe nënës zakonisht vihet re gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzëninë e ardhshme.
Nëse në shtatzëninë e parë ka bartur foshnjën me Rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzëninë e ardhshme ekziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është Rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjës dhe i shkatërrojnë eritrocitet e saj. Shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut çon tek vdekja e frytit. Nëse foshnja e shtatzënisë e parë është Rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzëninë e ardhshme.

Ndikimi i Rh faktorit te foshnja
Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjës. Antitrupat i shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut të foshnjës. Foshnja në mitër do vuajë nga mungesa e gjakut, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, Rh sëmundje apo anemi hemolitike. Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjës, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzënia do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë ekziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjës, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme.

Pas lindjes, foshnjës mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër Rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij.

Parandalimi
Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës Rh imunoglobina. Kjo shiringë mbrojtëse tek ne më së shpeshti përdoret me emrin Rhogam. Ajo parandalon krijimin e antitrupave ashtu që pamundëson sistemin imun të nënës të njohë eritrocitet Rh të gjakut të foshnjës. Merret rreth javës së 28-të të shtatzënisë, sepse atëherë ekziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes në afatin prej 72 orëve.

Rh imunoglobulina (Rhogam) merret edhe në situata të tjera kur ekziston dyshimi se mos gjaku i gruas ka rënë në kontakt me gjakun Rh pozitiv. Mbrojtja aplikohet pas abortit (spontan apo të qëllimshëm), shtatzënisë jashtë mitrës, amniocentezës, gjakderdhjet e mëdha gjatë shtatzënisë, si dhe në rastet e transfuzionit të gjakut apo tek lëndimet e gruas.

Shtatzënitë e tjera
Nëse në shtatzëninë e parë eKziston mospërputhja e Rh faktorit të nënës dhe foshnjës (Rh inkompatibiliteti), zakonisht nuk ka rrezik. Mund të paraqitet në shtatzënitë vijuese, nëse foshnja është Rh pozitiv. Secila shtatzëni e ardhshme është nga pak më e rrezikshme se ajo paraprake. Për këtë kontrolli është më e theksuar.

Mund të bëhet amniocenteza për përcaktimin e bilirubinës në lëngun amniotik, madje edhe merret mostra e lëngut amniotik, bëhet përcaktimi i hemoglobinës si dhe kontrollimi i enëve të gjakut të foshnjës me anë të ultrazërit. Me përdorim të shiringës mbrojtëse Rh imunoglobina rrallë gjendet sëmundja Rh e foshnjeve.

Çfarë duhet të dijë një grua dhe çfarë duhet ndërmarrë në lidhje me Rh faktorin?
Gruaja duhet të dijë grupin e saj të gjakut dhe Rh faktorin që para fillimit të shtatzënisë.
Nëse nuk e ka vendosur më parë Rh faktorin atëherë duhet ta bëjë këtë menjëherë me të kuptuar për shtatzëninë.

Nëse është Rh pozitive, foshnja e saj nuk mund ta ketë sëmundjen Rh.
Duhet ta dijë Rh faktorin e partnerit.
Nëse gruaja dhe partneri i saj janë Rh negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë.
Mbrojtja aplikohet nëse gruaja është Rh negative dhe partneri Rh pozitiv.
Nëse gruaja është Rh negative, shiringën mbrojtëse të imunoglobinës duhet ta marrë nëse ka patur abort spontan apo të qëllimshëm.

Gruaja Rh negative duhet që pas ndonjë lëndimi të madh, ku mund të ketë patur mundësi të përzierjes së gjakut me gjakun e ndonjë personi tjetër të lënduar, të merr Rhogam.
Shtatzënat Rg negative duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse (Rhogam) rreth javës së 28-të të shtatzënisë, dhe më së largu 72 orë pas lindjes.
Shtatzënat Rh negative duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzënisë.
Shtatzënat Rh negative duhet të shkojnë tek gjinekologu, pas çfarëdo gjakderdhjeje eventuale të mundshme. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb