Kodrina të tëra në Sardenja janë përfshirë nga zjarri. Sipas ANSA-s, mijëra njerëz, vendas e turistë të huaj, janë evakuar.

Në zonat e prekura nga zjarri, qielli është i mbuluar nga shtëllunga të madhe tymi.

Sipas mediave, zjarri ka konsumuar hektarë pyje dhe bimësi dhe po kërcënon zonat e populluara.

“Është një ditë tragjike për ishullin tonë. Dy zona të nxehta janë aktive”, raporton agjencia lokale e zjarrfikësve Forestas.

Kryetari i njërës prej komunave të prekura nga zjarri, Oristanese, Salvatore Coris, shkroi në profilin e tij në Facebook, së bashku me fotografitë e zjarrit të madh:

“Fatkeqësia dhe nuk ka mbaruar akoma, kemi frikë nga më e keqja”.

Këto ditë, temperaturat në Sardenjë janë shumë të larta, mbi 35 gradë, por nuk është ende e qartë nëse zjarri është pasojë e temperaturave të larta, neglizhencës apo është vendosur qëllimisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: