Vullkani në Malin Aso në Japoni është bërë aktiv, duke lëshuar në ajër shtëllunga të mëdha hiri. Zyrtarët janë të mendimit se shpejt do të ketë rrjedhje të llavës dhe rënie gurësh, por për fat të mirë, deri më tani s’ka raportime të lënduar apo viktima.

Autoritetet ngritën nivelin e alarmit për shpërthimin e vullkanit nga 3 deri në shkallën 5, duke iu thënë njerëzve që të mos afrohen dhe paralajmëroi për rrezikun e rënies së madhe të shkëmbinjve.

Policia lokale tha se nuk kishte raportime për persona të lënduar ose të zhdukur deri në mbrëmjen e së mërkurës dhe 16 persona që kishin shkuar për të ecur në mal më herët gjatë ditës u kthyen të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: