VLORË

Vatra të shumta zjarri janë ndezur në të gjithë vendin, e ende vijojnë të jenë aktive, paçka se forca të shumta zjarrfikëse, janë në përpjekje për të neutralizuar flakët. Vlora, është një nga qytetet e prekura nga zjarret.

LSA, sjell pamje nga Orikumi, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi duke u lëshuar në ajër.

Pamjet e realizuara nga droni, shfaqin shkallën e plotë të zjarreve, përgjatë bregdetit të Jonit.

Mijëra ha tokë është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situatë e njëjtë po shfaqet në shumë vende të Evropës, përfshirë Turqinë, Italinë dhe Greqinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb