Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku është fiksuar momenti i shembjes së ndërtesës 12-katëshe në Florida.

Pamjet e marra nga nja kamera sigurie, shfaq momentin e shembjes nga një kënd i largët. Duke iu referuar pamjeve, vihet re se pallati është shembur për më pak se 9 sekonda.

Kujtojmë se deri më tani, 1 person është shpallur i vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar ende kontrollet për gjetjen e personave nën gërmadha, ndërsa para pak orësh, i gjallë nga ndërtesa e shembur është nxjerrë një djalë, i cili fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb