Një lokal është përfshirë nga flakët këtë mesditë në qytetin e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se lokali ka marrë flakë, teksa punonjësit ndodheshin brenda godinës.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Siç shihet dhe nga pamjet që sjell gazetari, e gjithë godina është përfshirë nga shtëllunga tymi, ndërsa në pjesën e brendshme është pushtuar nga flakët.

Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin jashtë punonjësit pa u lënduar dhe të vënë në kontroll flakët. Ndërkohë, nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka nisur te fritëza e patateve, duke u shpërndarë në gjithë godinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: