271 vazo me bimë kanabis sativa dhe 2.5 kg drogë të tharë gati për shitje ka sekuestruar policia e Lezhës gjatë një operacioni antikanabis në një banesë në Fushë Milot. Policia arrestoi në flagrancë dy persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Në bazë të informacioneve policia shkoi në banesën private të 28 vjeçarit Dean Gega tashmë I arrestuar dhe konstatoi se kati i parë i saj ishte shndërruar në laborator për kultivimin e kanabisit me llamba. Nga hetimet rezultoi se prej tetorit të vitit 2021 kjo banesë I ishte dhënë me qera 24 vjeçarit ylli pali I cili u shpall në kërkim. Ai dyshohet se në bashkëpunim me pronarin e kishte shndëruar në shtëpi bari.
Investimi në këtë banesë përllogaritet mijëra euro për llambat e posatshme, plehrat kimikë dhe ventilatorët. Për të zgjeruar aktivitetin e tyre të paligjshëm ata kishin ndërtuar dhe një dhomë shtesë pa leje.

Nga verifikimet në terren rezultoi se të dyshuarit kishin realizuar lidhje të paligjshme energjie direct në shtyllë prandaj nën pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës rad he faturisti I zonës Xhovani Ndreca 53 vjeç. Më herët shtëpi bari policia ka zbuluar edhe 2 raste në Tiranë dhe një në Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: