Një gjykatë italiane, ka dënuar gjashtë shqiptarë, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut të drogës.

Grupi kriminal udhëhiqej nga Shkëlzen Kasa 36 vjeç dhe operonte kryesisht në sheshet tregtare midis Pizës, Carraras dhe Parma, ku qëndronin në Livorno shkruajnë media italiane.

Kasa u dënua nga gjykata italiane me 16 vite burg. Ai kishte në zotërim një lokal në zonën e Sant’Agostino, i cili u bastis nga policia në vitin 2017. Përveç këtyre 36-vjeçari zotëronte shtëpi, prona të blera për të afërmit, biznese dhe makina luksoze.

Të dënuarit e tjerë janë Ervin Sgura, 24 vjeç, tetë vjet e tetë muaj burg;

Erist Piku, 30 vjeç, tetë vjet e gjashtë muaj;

Enkel Matraku, 29 vjeç, gjashtë vjet e gjashtë muaj;

Rezart Sula, 31 vjeç, tetë vjet burg;

Kiodan Hakballa, 24 vjeç, shtatë vjet e gjashtë muaj burg.

Shqiptarët u pikasën nga policia,  përmes përgjimeve telefonike, ku edhe u arrestuan në zonën e Livornos. Pas kontrollit, policia iu sekuestroi 44 kg kokainë dhe heroinë, si dhe pasuri të paluajtshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb