Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga Shtëpia e Bardhë, së shpejti fëmijë të grupmoshave 5 deri në 11-vjeç do të marrin një vaksinë kundër Covid-19.

Këtë vaksinë fëmijët mund ta marrin tek mjekut, në farmaci ose ndoshta në ambientet e shkollave.

Ky njoftim vjen pasi vaksina Pfizer pritet që të autorizohet për përdorimin tek fëmijët më të vegjël brenda javës, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme  pritet që rregullatorët federalë të takohen për të vlerësuar përfitimet e dhënies së vaksinave tek fëmijët.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients tha se është duke u përfunduar plani për planifikimin operacional që të sigurohet vaksinimi tek grupmosha 5 dhe 11-vjeç.

“Ne jemi duke përfunduar planifikimin operacional për të siguruar që vaksinimet për fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç të jenë në dispozicion”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb