SHBA – Largimi i papritur i dekorueses së luleve në Shtëpinë e Bardhë vjen erë skandal. Zyrtarisht, “shefja e luleve” Laura Dowling thjesht e la detyrën në fillim të këtij viti.

Por një burim që e njihte mirë situatën, tha se e ajo “dha dorëheqjen.” Madje, thuhet se ajo edhe u shoqërua për të dalë nga ndërtesa, pas një përplasjeje për çështje estetike me Zonjën e Parë Michelle Obama.

Burimet thanë se “stili i saj i bezdisshëm” ra ndesh me kërkesën e Michelle Obama për një qasje më moderne të dekorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Stili i dekorueses Dowling është thjesht ndryshe,” tha një dizenjator lulesh, “por unë nuk jam i sigurt nëse kjo ishte ajo që duhej për Shtëpinë e Bardhë.”

Gjithsesi, zyra e shtypit e Michele Obama-s e vlerësoi shumë punën e Dowlind dhe nuk dha shpjegime për rrethanat që çuan në dorëheqjen e dekorueses.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: