Shtëpia e Bardhë thotë se duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit. Zëdhënësi, Hogan Gidley tha se procesi i një marrëveshjeje dypartiake për çështjen e sigurisë së kufirit kërkon më shumë kohë.

Megjithatë, ai tha se është e vështirë të thuhet se çfarë do të jetë apo nuk do të jetë e pranueshme para se zyrtarët të shqyrtojnë hollësitë e propozimit.

Demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara, të hënën, arritën marrëveshje në parim mbi sigurinë në kufi, e cila do të financojë Qeverinë amerikane dhe do të shmangë një mbyllje tjetër të saj.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë dëshiron të përqëndrohet në atë që vërtetë shkruhet në dokument dhe jo në atë se çfarë planifikohet të shkruhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb