Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se në Arabinë Saudite homologu i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe jo Princi Mohammed bin Salman.

“Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi se do të ri-gradojmë marrëdhënien tonë me Arabinë Saudite”, tha Jen Psaki, sekretare për media e Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigje të një pyetjeje nëse Biden do të flasë me Princin e Kurorës Saudite, Psaki tha se “një pjesë e kësaj do të kthehet në angazhimin homolog me homolog”.

“Homologu i presidentit është Mbreti Salman”, theksoi ajo.

Sipas sekretares për media të Shtëpisë së Bardhë, liderët e dy vendeve do të realizojnë një bisedë në një “kohë të përshtatshme”.

Arabia Saudite, nën sundimin e bin Salman-it, gëzonte një marrëdhënie të ngushtë me administratën e ish-presidentit Donald Trump, por komentet e Psaki-t sugjerojnë një ri-vlerësim të lidhjeve me Mbretërinë Saudite.

Administrata e presidentit Biden është e “gatshme” të lëshojë një raport të paklasifikuar duke detajuar njohjet e saj se kush është përgjegjës për vrasjen e kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Khashoggi u vra brutalisht brenda Konsullatës Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018. Zyrtarët sauditë fillimisht mohuan çdo rol në vdekjen e tij, por më vonë u përpoqën të fajësojnë një operacion të interpretuar gabimisht.

Ky shpjegim është refuzuar gjerësisht nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe ligjvënësit e SHBA-së, ndërsa Agjencia Qendrore e Intelegjenës (CIA) thuhet se në raportin e saj ende të klasifikuar arriti në përfundim se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi direkt vrasjen e tij.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Trump në vazhdimësi ka kërkuar të mbrojë udhëheqësin saudit nga pasojat mes protestave të përhapura.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb