Shtëpia e Bardhë bëri një hap fals dje duke ngatërruar Kinën me Tajvanin, një çështje e ndjeshme për Pekinin.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping zhvilluan bisedime gjatë samitit të G20-ës në Hamburg, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë publikoi deklaratat që Trump kishte bërë gjatë takimit me presidentin kinez.

Por, ky dokument i Shtëpisë së Bardhë, që iu dërgua gazetarëve, i referohej Xi Jinpingut si president i “Republikës së Kinës”, që i referohet Tajvanit, ndërkohë që Kina njihet zyrtarisht si si “Republika Popullore e Kinës”.

Pekini e konsideron Tajvanin, që ka patur qeveri të ndarë që kur nacionalistët kinezë u larguan atje në 1949 pasi humbën luftën civile me komunistët, një provincë rebele.

Politika e “Një Kine të vetme” kërkon mënjanimin e njohjes zyrtare diplomatike të Tajvanit.

Fillimisht, Trump shkaktoi frikë në Pekin pas zgjedhjes si president, kur pranoi një telefonatë urimi nga presidenti tajvanez, Tsai Ing-wen, pavarësisht se SHBA kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ishullin që në vitin 1979.

Dje, pas takimit me Trump, presidenti kinez tha se “kërkoj që të bashkëpunojmë me amerikanët”, ndërkohë që javën e kaluar tha se “marrëdhëniet mes dy vendeve janë prekur nga faktorë negativë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb