Shtëpia e Bardhë njoftoi një paketë të re municionesh artilerie për Ukrainën, ndërsa vendi properëndimor përgatitet për një kundërofensivë kundër pushtimit rus.

Sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se paketa do të përfshijë municione për sistemin e shumëfishtë të raketave HIMARS dhe raunde artilerie. Detajet do të vinin më vonë nga Pentagoni.

Paketa e re vjen si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit brutal të Rusisë”, do të “përfshijë më shumë municion për sistemet raketore HIMARS të ofruara nga SHBA dhe sistemet kundër armaturës, si dhe raunde shtesë artilerie”,  tha Jean-Pierre.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një përpjekje të paprecedentë të NATO-s dhe vendeve të tjera aleate për të furnizuar Ukrainën me armatim dhe ndihma të tjera, ndërsa vendi po zmbrapset kundër një sulmi rus që filloi në shkurt 2022.

Ukraina po përgatit një përpjekje për një kundërsulm duke i larguar rusët nga pjesët e territorit të pushtuar në lindje dhe jug të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb