Vendi ideal që shumë turistë kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmjet e festës, ka qenë në këto 3 net pa dyshim Shtëpia e Birrës, restoranti pranë fabrikës ku prodhohet birra e parë shqiptare, Birra Korça.

Me një ambient të arreduar sipas traditës së hershme korçare, duke shijuar ushqimin tradicional, me birrën e freskët Korça kalojnë mbrëmjen qytetare dhjetëra turistë.

Nën tingujt e muzikës live që ofron restoranti i Birrës Korça, ata shprehen tepër të kënaqur.

“Vij nga Greqia, nga qyteti i Kosturit. Përgëzimet më të mirë për ata që kanë bërë këtë organizim shumë të veçantë. Kisha dëgjuar fjalët më të mira për Birrën Korça, është fantastike, e pabesueshme. Të jeni mirë të festoni çdo vit. Do vij sërish me shoqërinë time të festojmë së bashku”, thotë turisti grek.

“Po kalojmë ca net shumë, shumë të bukura. Birra Korça po çan tregun botëror dhe jo më këtu te ne”, shprehet një tjetër turist.

“Ne vijmë nga Selaniku, birra këtu është shumë e mirë. Këtu festoni shumë bukur. Birra Korça është më e mira”, thotë një turiste tjetër.

“Birra Korça është me tradita, një nga birrat më të shijshme, me të kënaq shpirtin dhe gjithë Shqipërinë”, shprehet turisti.

“Kemi ardhur nga Amerika. Kemi ardhur vetëm se kemi pasur një debat me shokun tim nga Korça, me idenë se Birra Korça është më e mirë se birra e Amerikës dhe erdhëm për ta provuar. Dhe doli që Birra e Korçës është më e mirë se Birra e Amerikës dhe këtë ua them me kompetencë të plotë. Ta gëzojmë, kështu qoftë Birra e Korçës gjithmonë”, tregon turisti shqiptar nga SHBA.

Shtëpia e birrës pret çdo mbrëmje mysafirë, të cilët rikthehen aty për të shijuar sërish birrën e freskët, nën tingujt e muzikës korçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb