Pothuajse një vit pas vdekjes së të madhit të futbollit, Diego Armando Maradona, qeveria e Argjentinës e ka shpallur vendlindjen e tij një memorial kombëtar, sipas dekretit zyrtar të publikuar sot.

Shtëpia e thjeshtë ndodhet në lagjen e varfër të Villa Fiorito, në jug të Buenos Aires.

Maradona kaloi atje vitet e para të jetës së tij.

Sot, një murale me ngjashmërinë e Maradonës zbukuron fasadën e shtëpisë.

Maradona nuk e fshehu kurrë origjinën e tij modeste.

Herë pas here, ai kthehej në Villa Fiorito, atje ku filloi karriera e tij si futbollist.

“Ky është vendi ku fillova të ëndërroj”, tha ai një herë në një intervistë.

Kampioni i botës i vitit 1986 do të kishte mbushur 61 vjeç këtë të shtunë.

Ai vdiq nga një atak në zemër, nëntorin e kaluar, në një rezidencë private në veri të Buenos Aires.

Dy javë më parë, ai kishte dalë nga spitali, ku i ishte nënshtruar një operacioni në tru.

Sipas prokurorëve, janë bërë gabime të rënda për kujdesin ndaj tij.

Mjeku i tij personal, psikiatri dhe disa punonjës infermiere janë nën hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb