Partizani është rikthyer te suksesi në kampionat, pas 2 humbjesh radhazi, duke barazuar në kuotë pikësh Tiranën kryesuese. Kryeqytetasit mundën 2-1 Bylis, duke inauguruar në mënyrën më të mirë të mundshme stadiumin e ri.

Të kuqtë dhanë shkëndijat e tyre që në minutën e gjashtë me Carën, por topi shkoi jashtë portës. Loran dhe Teqja nuk merren vesh si duhet në të 16-tën, me Skukën që fitoi penallti. 11-metërshin e mori përsipër vetë Xhuliano Skuka, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Ballshiotët nuk pajtohen me rezultatin dhe reagojnë me Qardakun brenda pjesës së parë, gjithsesi Qardaku u ndodh në vendin dhe kohën e duhur.

Sërish Xhuliano Skuka në minutën e 65-të i vendos përfundimisht kapakun 3-pikëve me golin e dytë në këtë sfidë. Goditje perfekte nga një pozicion i vështirë nuk njeh fund tjetër përveç rrjetës.

Mysafirët nga Mallakastra do shkurtonin diferencat me Sousan, por ishte tepër vonë.

Ekipi i Kolellas është në korsinë e duhur për titullin kampion në Superligë, sakaq Bylis endet në vendet e fundit të tabelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: