KAVAJË

Shtëpia të Moshuarve në Kavajë do të mbajë emrin e mjekut Sefer Dervishi i cili ndërroi jetë nga Covid19.

Mjeku Sefer Dervishi iu ka shërbyer te moshuareve për vite me radhë. Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali tha se është nder për Shtëpinë e tëe moshuarëve që të mbajë emrin e mjekut Dervishi që iu shërbeu për 40 vite.

Mjeku Sefer Dervishi u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare në 16 Shtator, pasi humbi betejën e tij me koronavirusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb