Gazetarja e BBC në Ukrainë, Olga Malchevska, rrëfen momentet dramatike, kur shtëpia e familjes së saj në Kiev u sulmua nga raketat ruse, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja shprehet se është zgjuar e tmerruar në orën 03:00, kur blloku i apartamenteve në Kiev ishte bombarduar. Ajo kishte tentuar menjëherë të lidhej me nënën e saj, që jetonte aty, dhe ishte lehtësuar kur kishte marrë një mesazh prej saj.

“Nëna ime ishte strehuar dhe për fat nuk ishte në ndërtesën tonë, e cila u bombardua natën. Faleminderit Zotit familja ime ishte mirë. Nuk mund ta besoj atë që po shoh”, thotë gazetarja.

Më tej, ajo sqaron se nëna e saj kishte arritur të shpëtonte, bashkë me motrën gazetares dhe fëmijën e saj të vogël, pasi kanë arritur të strehohen në bodrumin e shtëpisë së një të afërmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb