E ftuar në emisionin “Open” në News24, gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar dy raste të lidhjes mes krimit dhe politikës.

Ajo deklaroi se janë dy raste flagrante në Durrës, kur dy zyrtarë të lartë kanë lidhje me faktorë të krimit.

“Në Durrës drejtor tek patentat është një dhëndër i një faktori të krimit, Xhevdet Troplini shtëpia e të cilit është ngritur peshë nga operacioni “Plumbi i artë”.
Drejtori i Ujësjellësit ka vëllain të dënuar për trafik droge.
Lista e drejtorëve të tillë është aq e gjatë sa tregon sa e rëndë është situata.
Si ka mundësi që shumë të rinj e të reja të shkolluar edhe jashtë nuk janë në drejtues.
Një i ri me një cigare hashash dënohet 5 vite? E dini sa të rinj kemi të dënuar për një cigare hashash. 1/3 e personave në burgje janë dënuar për hashash. E dini sa persona vijnë në gjykatë dhe drejtojnë në mënyrë të parregullt mjetin? 5-10 çdo ditë. Për personat me ndikim politik, ka fakte që dihet publikisht dhe nuk bëhet asgjë. Nëse duan të gjejnë një lidhje mes politikës dhe krimit le të merren me dy rastet e denoncuara nga unë sot. Nëse nuk dalin, mbaj unë përgjegjësi”, është shprehur ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb