Disa ditë më parë është bërë I ditur se shtëpia në të cilën jetonte 20-vjeçarja Caroline, që u vra nga I shoqi, i është dhënë me qira një burri me origjinë arabe.

Sidoqoftë, vrasësi një muaj më parë dha urdhër që gjërat që ishin brenda në shtëpi të hiqeshin.
I riu arab mori me qira shtëpinë në fjalë, por ai nuk e dinte historinë tragjike të vrasjes së Caroline dhe varjen e qenit në katin përdhes të shtëpisë.

Por, çfarë po ndodh me arabin në Glyka Nera? Sipas mediave të huaja, qiramarrësi sapo u informua për ngjarjen tragjike të 11 majit 2021 dhe zbuloi se tani e ka të vështirë të fle natën dhe se sa më shumë që kërkon detaje për atë që ka ndodhur, aq më shumë mendon se ai duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia.

Detajet e vrasjes që tronditi të gjithë Greqinë dhe jo vetëm, nuk ka të ndalur dhe zhvillime të reja dalin në dritë çdo ditë. Brenda një jave, materialet e kamerës do të dalin në dritë. Por, ka fakte të tjera të forta që mund të “fundosin” vrasësin e nënës fatkeqe 20-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb