Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në ‘Vila24′ me moderatoren Brunilda Lahe në ekranin e “News24”.

Ndër të tjera aktori emocionoi dhe me fjalët për bashkëshorten e tij Holta.

” Është dhurata më e madhe në jetën time, është bekim. Është shumë energjike, nuk lodhet kurrë, nuk dorëzohet kurrë, ka një mirësi të jashtëzakonshme. Ne jemi 3 burra në shtëpi, Holta ikën dhe me shërbime jashtë Tiranës, dhe 3 burra në shtëpi, si spital shtëpia pa të, çunat thonë na mori malli për mamin, nuk shtyhet pa mamin dhe vërtetë sa vjen ajo ndriçon shtëpia’- tha aktori Liçaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: