Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të apartamenteve.

Në një status në Facebook, ai tha shkruan se shndërrimi i Shqipërisë në një parajsë të pastrimit të parasë së drogës e korrupsionit është një tjetër faktor që qytetarëve të ndershëm ja bën të vështirë të blejnë një shtëpi, duke shtuar se kjo nuk ndodh në vende si Greqia, Italia, Gjermania e shumë vende të tjera te zhvilluara.

Statusi:

Shtëpitë në Shqipëri më te shtrenjta se në Gjermani.

Pasi ikën nga Shqipëria, me shumë gjasë shqiptaret do shesin edhe shtëpitë këtu sepse me shumën e parave mund të blejnë më tepër në secilin prej vendeve të Evropës.

Njësia më e madhe globale e të dhënave, “Numbeo”, ka publikuar te dhënat më të fundit të çmimeve të apartamenteve duke bërë edhe një përllogaritje se sa kohë i duhet një familje për të blerë një shtëpi.

Sipas këtyre të dhënave shqiptareve i duhen kursimet e 16 viteve për të blerë një apartament. Vendi ynë rënditet i treti, pas Rusisë dhe Serbisë.

Sipas Numbeo, të matura sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë është më i shtrenjtë se Mynihu i Gjermanisë, Roma e Italisë, Londrës në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, siç është zona e ish -Bllokut ku çmimet maksimale të apartamenteve arritën 3500 deri 5,000 euro për metër katror.

  • foto galeri

Qartësisht pritshmëritë janë që pasi ikën vet në fillim Shqiptaret të shesin shtëpite këtu per të blerë më shumë në BE.

Ajo që shpjegon shumë gjëra të ekonomisë në Shqiperi është fakti që renditemi pas Rusisë dhe Serbisë. Dy vendet e mësipërme janë shtete me demokraci më keq se të brishtë. Karakteristika e ekonomisë në ato vende është që: paratë janë përqendruar te një grusht njerëzish që konsiderohen oligarkë ndërsa dhe grupet kriminale ndërsa banorët janë me ekonomi të dobët.

Kjo karakteristikë tashmë duket se i përket edhe Shqipërisë.

?Shqiptarët që punojnë me ndershmëri kanë paga të ulëta. Atyre u duhet të sakrifikojnë me dekada për të blerë një banesë të tyren. Ndërsa oligarkët, klientët e qeverisë që marrin punë publike kanë filluar të numërojnë paratë me kilogramë.

?Shndërrimi i Shqipërisë në një parajsë të pastrimit të parasë së drogës e korrupsionit është një tjetër faktor që qytetarëve të ndershëm ja bën të vështirë të blejnë një shtëpi.

Nuk ndodh kjo në vendet si Greqia, Italia, Gjermania e shumë vënde të tjera te zhvilluara. Në vendet që përmenda më sipër paga është thuajse në përpjestim të drejtë me koston e jetesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb