Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka akuzuar qeverinë se i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit.

Ai ka postuar në Facebook foto dhe video nga protesta e fermerëve në Lushnjë, ai akuzon qeverinë se policia e shtetit ka ushtruar dhunë mbi ta ndërkohë që kete polici jua servirin krimit per te ruajtur parcelat e hashashit.

Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë dhe akuzat me Ministren e Bujqësisë duke thënë se flet për akademinë e  pozon me shalqi por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falementuar e serat nuk po mbillen me.

Postimi i plote
Fermeret ne polici, Ministrja ha shalqi!
Sapo dolen fermeret e fundit nga Komisariati i policise Lushnje, ne Uren Vajgurore akoma skan dal.
Trishtim kur shikon kete shtet qe te vjedh voten e te jep dajakun.
Fermeret e Myzeqese por jo vetem me ane te Sindikates se Fermereve por edhe me Shoqata te tjera sot kane protestuar tek rotondo e Plugut ne Lushnje.
Pak dite me pare ata i kane nisur disa kerkesa Kryeministrit per nevojat imedjate qe ka bujqesia dhe nismat qe duhet te ndermar qeveria.
? Kerkesa Nr.1.
Subvensionim direkt i fermerit per njesi
te prodhimit me 10 lek per kg .
-Instrument per formalizim.
-Instrument zhvillimi jo perkraje sociale.
-Lufton korrupsionin dhe burokracine.
-Stimulon suksesin,lufton parazitizmin.
-Garanton efektshmeri te shpenzimit.
-Zero kosto inplementimi.
? Keskesa Nr.2.
Stimulim të eksportuesve nëpërmjet Drejtrisë së
Pergjithshme të Doganave (sipas modeleve të rajonit)
me 3 lek/kg.
-Instrument per mbrojtjen e eksporteve qe per kushtet
specifike te vendit tone jane biznes me risk.
? Kerkesa Nr.3.
Barazim te shkalles se TVSH-se ne shitje
me ate ne blerje ne sektorin e bujqesise .
-Garanton taksim te ligjshem,te drejte dhe te
ndershem per operatoret e sektorit.
-Formalizon sektorin,rrit te ardhurat ne Buzhet.
-Rrit kerkesen per produktin vendas.
-Rrit interesin dhe te ardhurat e fermerit.
? Kekesa Nr.4.
Terheqje nga tatimi me 10% TVSH
i imputeve bujqesore.
-Nuk eshte koha e duhur per kete tatim shtese
sepse kosto e imputeve bujqesore eshte rritur
me 50-100% per shkak te krizes globale te energjise.
Konteksti kerkon nderhyrje ne kah te kundert.
? Kerkesa Nr.5.
Kerkojme orjentim te Fermereve nga Min.Bujq.
Kekojme laboratore te akredituar per analiza
te tokes dhe te produkteve bujqesore.
Garantim te cilesise se imputeve bujqesore.
Siguria ushqimore eshte siguri kombetare.
? Kerkesa Nr.6.
Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin
me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë
me produktet bujqësore për të garantuar interesat e
paleve në këtë treg.
Duke rene ne veshin e shurdher te qeverise ata sot dolen te protestojne pasi prej kohesh bujqesia po lengon.
Sot dolen te protestojne jo vetem fermeret por edhe grumbulluesit e perimeve te trumbetuar fort nga Ministrja e Bujqesise se shiko çka bere qeveria per ta u ka bere koshere te bukura por harron se ska me blete brenda. E ne ketej nga anet tona i themi te rrofte kosherja.
Ministrja na flet per akademine e na pozone me shalqine por nuk i behet vone qe fermeret kane falementuar e serat nuk po mbillen me.
Nese keni kurajo hajdeni tregojani ketyre fermereve ketu se sa shume i doni e si e keni lulezuar bujqesine po kam frik se nuk do gjeni me rrugen per ne shpi.
Qeverria juaj hajdute ka deshtuar, fermeret i keni lene ne meshire te fatit e i genjeni sa here keni zgjedhje. Grumbulluesit i perdorni per tu marre votat e tani su hapni telefonat skeni kurajo te vini te perballeni.
Ju sot sollet gjithe policine e shtetit e ushtruat dhune mbi ta nderkoh qe kete polici jua servirni krimit per te ruajtur parcelat e hashashit.
Sot buxheti juaj per bujqesine eshte mashtrim tjeter premtuat ne shtator e tjeter na del ne janar jua thashe edhe ne parlament.
U bej thirrje te gjithe deputeteve te majte e te djathte qe kane marre qofte edhe nje vote ne keto zona te reagojne fort sa jemi ne kohe per te ndihmuar bujqesine se blegtoria tashme eshte e falimentuar.
Ti leme akademite e ministres e tu vime ne ndihme me paketa ekonomike fermerit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb