Adriatik Lapaj ka vijuar protestën e tij përpara Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarët.

Policia i ka kërkuar që të largohen dhe u ka larguar çadrat me forcë.

Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve, “shtet që vret”, dëgjohet të thërrasin disa prej tyre.

Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik.  Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, u shpreh Lapaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: